Mediu: “Dorëzimi i Pyetësorit, moment përgjegjësie”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se dorëzimi i Pyetësorit të integrimit në Bruksel është një moment përgjegjësie për të gjithë. Sipas tij, edhe opozita duhet të reflektojë duke vendosur në plan të parë interesin kombëtar dhe jo atë individual. Duke folur në asamblenë rajonale të degës së Partisë Republikane në Durrës, zoti Mediu u ndal edhe tek zgjedhjet e ardhshme lokale. “Ne fillojmë të marrim në analizë qendër për qendër votimi, emër për emër, sipas listës të votuesve, sa vota kemi marrë gjithsecili në qendrën tonë të votimit. Si janë numëruar ato vota? Si duhet të vazhdojmë të kombinojmë atë që kemi marrë në zgjedhjet lokale me ato që na dolën në zgjedhjet e përgjithshme? Cilët janë këshilltarët tanë të komunave? A janë ata prezentë apo jo në jetën tonë politike të Asamblesë Rajonale? Këshilltarët e bashkive janë apo nuk janë”, - tha Mediu. Sipas Mediut, Partia Republikane synon që në zgjedhjet e 2011 të dalë forca e dytë politike e së djathtës. Mediu tha se Partia Republikane duhet të organizohet në të gjitha bashkitë dhe komunat me kandidatë për kryetarë e këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij, organizimi elektoral dhe lokal i partisë është shumë i rëndësishëm për rezultatin e saj dhe të së djathtës.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010