E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: E djathta, jo bashkim vetëm për vota

 

Kryetari republikan, Fatmir Mediu, kërkon një bashkëpunim më të konsoliduar të partive të djathta. Sipas tij, në qendër të bashkëpunimit të partive të djathta duhet shmangur spontaniteti, ndërsa ende nuk dihet se cila do të jetë formula e bashkëpunimit të tyre deri në përfundimin e Kodit të ri Zgjedhor. “Të gjithë kemi arritur në përfundimin se në bashkëpunimin tonë duhet të shmanget spontaniteti duke krijuar kështu një lëvizje të re në të djathtën shqiptare”, u shpreh Mediu. Sipas tij, marrëdhëniet elektorale që partitë e djathta kanë ndërtuar kanë qenë marrëdhënie të diskutimit se si ne të fitojmë zgjedhjet dhe jo marrëdhëniet konkrete që kanë partitë politike”. “Duhet parë ky element për fitimin e sa më shumë votave, por duhet parë edhe se si funksionon një koalicion në mënyrë të përbashkët, që askush të mos mbetet jashtë”, u shpreh Mediu. Duke vlerësuar rinisjen e jetës aktive politike dhe parlamentare, kryetari republikan shprehet se koha më e mirë për nisjen e një diskutimi të tillë, për vendosjen e një koncepti të ri në marrëdhëniet brenda të majtës, është pikërisht muaji shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›