E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godet Tirana, Muzaka vishet bardheblu

 

Skuadra e Tiranës dhe drejtuesit më të lartë bardheblu kanë bërë dje goditjen më të bujshme të kësaj merkato vere duke shndërruar në realitet një premtim dhe objektiv të vendosur menjëherë pas përfundimit të sezonit të kaluar. Afrimi zyrtar i ish-futbollistit të Partizanit, Gjergji Muzaka te skuadra e Tiranës ka ndodhur pikërisht atëherë kur dukej se të gjitha shpresat ishin venitur. Afrimi i datës së skadencës së merkatos dhe mbi të gjitha mënyra se si ngjarjet po zhvilloheshin në tratativat mes Muzakës dhe presidentit të Partizanit, Albert Xhani, ishin padyshim dy motive madhore që linin pak vend për të besuar në realizimin e këtij transferimi. Një objektiv që për drejtuesit e Tiranës dukej i vështirë pasi Xhani kërkonte shumë para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›