Super Duro, dopietë për të eliminuar AEK
Skuadra Omonia Nikosia e Klodian Duros vazhdon aventurën në Kupën UEFA pas barazimit 2-2 në ndeshjen e kthimit me AEK-un. Pas triumfit 1-0 në transfertën helene, qipriotët e Nikosia nuk do të falnin edhe në shtëpi, edhe pse me shifra të barabarta. Por këtë herë protagonisti dhe heroi në fushën qipriote do të ishte pikërisht shqiptari Duro i cili e gjeti plot 2 herë rrugën e rrjetës të gardianit verdhezi. Klodian Duro është shfaqur i papërmbajtshëm që në minutat e para të ndeshjes. Kur kishin kaluar vetëm 11 minuta lojë, shqiptari kalon skuadrën e tij në avantazh. Në fraksionin e dytë, Omonia Nikosia do ta shikonte veten tashmë në avantazh numerik pas daljes me karton të kuq të Skokos në minutën e 58-të.