E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: E drejta e pronës e patjetërsueshme

28/04/2011  PR takim elektoral ne Krujë

Partia Republikane zhvilloi dje një takim elektoral në Krujë në mbështetjë të kandidatit kandidatin për kryetar bashkie të a “Aleanca për Qytetarin”, Shkëlqim Hoxha . “Eshtë një nder dhe privilegj të qëndroj sot këtu, përballë Republikanëve, përballë qytetarëve të këtij qyteti të lashtë, të historisë, arsimit dhe besimit, përballë atdheut: Shqipërisë që e dua dhe e duam, si qytetar dhe politikan, së bashku me ju, për të çuar përpara ëndrrën e nisur, për të çuar përpara së bashku me çdo shqiptar, me çdo familje të mbarë Shqipërise, vlerat tona më të mira, për të realizuar ëndrrën tonë që të jemi pjese e Bashkimit Europian. Prona private është një e drejte e pamohueshme. Ajo nuk mund të nëpërkëmbet nga asnjë autoritet shtetëror, qëndror apo lokal. Askush nuk ka të drejtë të pronësoje dhe shpronësojë, në kurriz të pronarit të ligjshëm. Kjo është një plagë e madhe dhe e vjetër, që kërkon zgjidhje. Jo thjeshtë për faktin se ne Republikanët e kërkojmë prej mëse 20 vitesh, por sepse koha ka provuar drejtësine e qëndrimit tonë. Bashkimi Europian e ka përcaktuar atë tashmë si një detyrim për shtetin shqiptar. Padrejtësitë vijnë nga ligjet dhe koncepti statist i kontrollit të shoqërisë, por ajo buron edhe tek padrejtësitë atje në nivel lokal, ku interesat e pronarëve të ligjshëm manipulohen, duke u rrëmbyer pronën ose duke i detyruar ta shesin” tha Mediu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›