AKKP-ja mbyll procesin e pranimit të kërkesave për kompensim
28/04/2011 Pritet të bëhen publike emrat e aplikantëve që do të vijojnë përzgjedhjen
Përfundon procesi i aplikimeve për kompensimin financiar të ish-pronarëve. AKKP-ja ka mbyllur sipas afateve të përcaktuara në ligj procesin për 2011-ën dhe tashmë aplikantët e regjistruar do të jenë në pritje të shpalljes së fituesve. Ashtu sikurse tashmë prej pesë vjetësh, ky proces filloi me hyrjen në fuqi të Vendimit të përvitshëm të Këshillit të Ministrave për kompensimin në të holla për ish-pronarët apo subjektet e shpronësuara. Me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave u përcaktuan afatet kohore të aplikimit apo të depozitimit të kërkesave, si dhe kriteret apo rregullat bazë, që duhet të plotësohen nga subjektet e interesuar për të përfituar nga ky proces. Pranimi i kërkesave zgjati rreth 1 muaj dhe aplikantë ishin rreth 800 persona. Skema e kompensimit për vitin 2011 synon që kompensimi financiar këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera të shtrihet në një gamë më të gjerë përfituesish pra edhe kufizimet të jenë më të pakta. Në parim subjektet e shpronësuar nga regjimi komunist, prona e të cilëve është e njohur për kompensim përfitojnë kompensim financiar të pjesshëm të pronës së tyre. Vendimi i Këshillit të Ministrave, që lidhet me procesin e kompensimit në të holla ka përcaktuar rregulla të reja dhe kriteret për të përfituar kompensim financiar. Për vitin 2011 u përfshinë edhe të hollat e vitit 2010, pasi në këtë vit nuk u realizua procesi i kompensimit financiar ndaj fondet u bashkuan duke kapur shifrën rreth 1 miliard lekë. Sa më i hershëm në kohë të jetë vendimi aq më e madhe është mundësia për t’u kualifikuar. Nëse më parë pavarësisht nga sipërfaqja e njohur kompensoheshe vetëm për 200 metra katror tani kompensohesh deri për 600 metra katror, pasi është hequr kushti që po të kishe pasur kthime në natyrë nuk kompensoheshe financiarisht. Të gjithë aplikantët që paraqesin të dhëna të rreme apo fshehin të dhëna të nevojshme për procesin e kompensimit, sipas njoftimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të përjashtohen nga procesi i përzgjedhjes.