“Ritmi i rritjes, pozitiv” Guvernatori i BSH-së kundër rritjes së tatimit
28/04/2011 Norma
Në përfundim të diskutimeve, Këshilli Mbikëqyrës konkludoi se kushtet monetare paraqiten të përshtatshme për respektimin e objektivit të inflacionit në periudhën afatmesme dhe vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.25%.
Projeksionet
“Konsumi dhe investimet private pritet të rriten më tej, ndërkohë që pas ngadalësimit në vitin 2010 edhe sektori fiskal pritet të japë një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike. Rritja e kërkesës vlerësohet se do të jetë nën potencialin e ekonomisë sonë edhe për vitin 2011”-, tha Fullani.
5,4 për qind
“Aktiviteti ekonomik ka tendencë përmirësuese. Por objektivi ynë mbetet zvogëlimi i borxhit publik. Rritja ekonomike 5.4% në 3 muajt e parë 2011. Kontribut pozitiv në këtë drejtim kanë dhënë investimet private në 2011 si dhe shkëmbimet tregtare në rritje”, - tha Fullani.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është shprehur kundër idesë së rritjes progresive të tatimit për shoqëritë më fitimprurëse. Sipas Fullanit, një masë e tillë nuk do të ndihmonte në rritjen e konkurrueshmërisë dhe të joshjes së investitorëve të huaj. Propozimi i Ministrisë së Financave për rritjen progresive të tatimit mbi fitimin, sipas rritjes së normës së fitimit të bizneseve do të sjellë një eliminim të taksës së sheshtë, e cila deri më tani ka qenë në masën 10 për qind. Ekspertëve të njohur të ekonomisë kanë argumentuar se janë kundër kësaj mase. Kështu, sipas relacionit shoqërues të projektligjit, përqindja e rentabilitetit 20 për qind që performon një kompani që ushtron aktivitet në Shqipëri do të konsiderohet si baza mbi të cilën të fillojë aplikimi i shkallës në rritje të tatimit mbi fitimin. Ndryshimi është bërë pas një analize të të dhënave të administratës tatimore mbi qarkullimin total vjetor për taksat e paguara për vitin 2009 nga 100 kompanitë më të mëdha në ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri. “Ministria e Financave ka analizuar indikatorin e përqindjes së rentabilitetit të këtyre kompanive, që është raporti i fitimit të tatueshëm ndaj totalit të ardhurave të tatueshme. Nga studimi i të dhënave rezulton se 9 kompani në Shqipëri aplikojnë përqindje rentabiliteti nga 30% në 70%, 6 kompani aplikojnë përqindje të rentabiliteit nga 20% deri në 30%”, - thekson relacioni. Kjo është një përpjekje për të disiplinuar sektorin bankar, si dhe atë të telekomunikacioneve që vetë Kryeministri Sali Berisha e sulmoi pak kohë më parë për tarifat mjaft të larta për shërbimet dhe telefonatat. Nga ana tjetër, në konferencën për shtyp lidhur me vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë, Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, tha se në vitin 2011 ekonomia ka pësuar rritje 5.4% dhe ndikimi ka ardhur nga eksportet. Këshilli Mbikëqyrës miratoi raportin e 3-mujorit të politikës monetare për vitin 2011. Sipas tij, rritja ekonomike nga kërkesa e brendshme, ndonëse ecuria e konsumit mbetet e ngadaltë. Fullani tha se presionet inflacioniste janë nën kontroll. Ndërsa shtoi se eksportet përmirësuan deficitet. “Aktiviteti ekonomik ka tendencë përmirësuese. Por objektivi ynë mbetet zvogëlimi i borxhit publik. Rritja ekonomike 5.4% në 3 muajt e parë 2011. Kontribut pozitiv në këtë drejtim kanë dhënë investimet private në 2011, si dhe shkëmbimet tregtare në rritje”, tha Fullani. Sipas tij, inflacioni gjatë muajit mars shënoi 4.3%, si pasojë e rritjes së çmimeve. Ndërsa duke ju referuar tregut bankar, Fullani tha se në këtë periudhë, zhvillimet në kredi paraqiten të ngadalta, ndonëse ka shenja pozitive për gjallërimin e kredisë. “Banka e Shqipërisë mbështet iniciativën e bankave për rritjen e kreditimit”,-tha Fullani. Ndërsa tha se zhvlerësimi i lekut në masën 1% paraqitet brenda parametrave.