Mediu: Gati grupi ndërministror për pastrimin e plazheve të ndotura
e ndotur nga mbetjet urbane dhe inerte, çka ka shqetësuar strukturat e Ministrisë së Mjedisit. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu tregon se do të ngrihet një grup ndërministror, i cili do të merret jo vetëm me përcaktimin e zonave të ndotura por edhe me pastrimin e tyre. Kemi ngritur një komitet ndërministror. Ministria e Mjedisit do të bëjë një përcaktim të qartë të vijës së ndotur dhe do të përpiqemi të japim kontributet tona përpara sezonit veror, u shpreh Mediu. Ministri ka theksuar se është shume i rëndësishëm bashkëpunimi mes te gjitha strukturave te pushtetit vendor qe e ka detyre primare pastrimin dhe me pas atij qendror, por edhe ndërgjegjësimi i qytetareve dhe i vendimmarrësve .Përveç vullnetit të qeverisë për të vepruar sa më shpejt, duhen marrë masa penaliteti ndaj cdo lloj subjekti. Krahas tyre duhet rritur koshienca qytetare, si dhe përpjekja më e madhe e të zgjedhurve vendorë, u shpreh Mediu. Ministria ka përgatitur një draft mbi strategjinë kombëtarë te menaxhimit te mbetjeve urbane, përmes se cilit synohet jo vetëm mbledhja, grumbullimi dhe përpunimi, por edhe stimulimi i bizneseve qe përmes riciklimit te mbetjeve mund te përftojnë energji apo produkte te tjera. Mediu shprehet se së shpejti pritet te kemi një ligj për kufizim te prodhimit te ambalazheve plastike te cilat do te zëvendësohen me materiale letre apo qelqi.
Last Updated on E Enjte, 01 Prill 2010 20:03