Tiranë, "Anteo" zbulon 31 "Benz"-a të vjedhur
Një operacion i Policisë së Tiranës
ka vënë në pranga dje tre persona,
ndërkohë që ka sekuestruar 31
mjete, të cilat dyshohen se janë të
vjedhura. Operacioni i koduar "Anteo"
është zhvilluar në bashkëpunim me
Policinë e Lezhës pas zbulimit të rastësishëm
të njërit prej autorëve, teksa
tentonte të vidhte një makinë përballë
Komisariatit nr. 3 në Tiranë. Burimet
zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të
ditur se Seksioni Kundër Vjedhjes së
Automjeteve, në bashkëpunim me
Komisariatin nr. 3, mundësuan zhvillimin
e operacionit të koduar "Anteo",
duke vendosur në pranga tre persona.
"Gjatë operacionit u arrestuan Bukat
Ymeri, 42 vjeç, lindur dhe banues në
Kurbin, Arjan Zefi, 20 vjeç, lindur në
Mirditë dhe banues në Laç dhe Urim
Jella, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues
në Tiranë", tha policia. Më tej u detajua
se arrestimi i tyre u krye pasi këta
persona u kapën nga shërbimet e Komisariatit
nr. 3, duke tentuar të vidhnin
një automjet tip "Mercedes Benz",
në rrugën "Mine Peza". Këta persona,
në bashkëpunim, dyshohen edhe si
autorë të vjedhjes së automjetit tip
"Mercedes Benz 240", pak ditë më
parë, në rrugën "Ali Demi" në Tiranë.
Nga puna operative dhe procedurale
u bë e mundur gjetja e mjetit "Mercedes
Benz 240", i cili ishte fshehur në
Fushë-Milot, në servisin e shtetasit
Bukat Ymeri. Pas kontrollit të ushtruar
në këtë servis u konstatuan dhe u
sekuestruan në cilësinë e provës materiale
për verifikime të mëtejshme 31
mjete "Mercedes Benz", pa dokumente
përkatëse, të cilave u kishin
ndryshuar numrat e shasisë. Ndërkohë,
nga strukturat e hetimit të krimit
vazhdon dokumentimi i aktivitetit
kriminal, si dhe i lidhjeve shoqërore të
tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën
penale të "vjedhjes". Ndërkaq, policia
tha se duke vlerësuar si përparësi rritjen
në maksimum të Sigurisë Publike dhe
goditjen e individëve e grupeve kriminale
që kryejnë krime kundër personit
dhe pasurisë, gjatë këtij viti ka intensifikuar
punën e saj, ku brenda këtij muaji,
janë evidentuar dhe goditur mbi 100
autorë dhe 4 grupe kriminale, të cilët
kanë kryer vepra penale kundër pasurisë,
si vjedhje; banese, makine, vjedhje
me armë etj.
ka vënë në pranga dje tre persona,
ndërkohë që ka sekuestruar 31
mjete, të cilat dyshohen se janë të
vjedhura. Operacioni i koduar "Anteo"
është zhvilluar në bashkëpunim me
Policinë e Lezhës pas zbulimit të rastësishëm
të njërit prej autorëve, teksa
tentonte të vidhte një makinë përballë
Komisariatit nr. 3 në Tiranë. Burimet
zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të
ditur se Seksioni Kundër Vjedhjes së
Automjeteve, në bashkëpunim me
Komisariatin nr. 3, mundësuan zhvillimin
e operacionit të koduar "Anteo",
duke vendosur në pranga tre persona.
"Gjatë operacionit u arrestuan Bukat
Ymeri, 42 vjeç, lindur dhe banues në
Kurbin, Arjan Zefi, 20 vjeç, lindur në
Mirditë dhe banues në Laç dhe Urim
Jella, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues
në Tiranë", tha policia. Më tej u detajua
se arrestimi i tyre u krye pasi këta
persona u kapën nga shërbimet e Komisariatit
nr. 3, duke tentuar të vidhnin
një automjet tip "Mercedes Benz",
në rrugën "Mine Peza". Këta persona,
në bashkëpunim, dyshohen edhe si
autorë të vjedhjes së automjetit tip
"Mercedes Benz 240", pak ditë më
parë, në rrugën "Ali Demi" në Tiranë.
Nga puna operative dhe procedurale
u bë e mundur gjetja e mjetit "Mercedes
Benz 240", i cili ishte fshehur në
Fushë-Milot, në servisin e shtetasit
Bukat Ymeri. Pas kontrollit të ushtruar
në këtë servis u konstatuan dhe u
sekuestruan në cilësinë e provës materiale
për verifikime të mëtejshme 31
mjete "Mercedes Benz", pa dokumente
përkatëse, të cilave u kishin
ndryshuar numrat e shasisë. Ndërkohë,
nga strukturat e hetimit të krimit
vazhdon dokumentimi i aktivitetit
kriminal, si dhe i lidhjeve shoqërore të
tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën
penale të "vjedhjes". Ndërkaq, policia
tha se duke vlerësuar si përparësi rritjen
në maksimum të Sigurisë Publike dhe
goditjen e individëve e grupeve kriminale
që kryejnë krime kundër personit
dhe pasurisë, gjatë këtij viti ka intensifikuar
punën e saj, ku brenda këtij muaji,
janë evidentuar dhe goditur mbi 100
autorë dhe 4 grupe kriminale, të cilët
kanë kryer vepra penale kundër pasurisë,
si vjedhje; banese, makine, vjedhje
me armë etj.