E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mediu”, Manjani: Gjykata supreme besnike e politikës

"Gjykata e Lartë me vendimin e fundit, për pushimin e cështjes në ngarkim të ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu tregoi se është besnike e sjelljes politike" u shpreh juristi Ylli Manjani, i ftuar në televizionin NEWS24. 

TIRANE- I ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin NEWS24, juristi Ylli Manjani e ka konsideruar si shkelje të Kushtetutës vendimin e Gjykatës së Lartë për të pushuar cështjen në ngarkim të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Sipas Manjanit, cështja “Gërdeci” përbën precedentin më absurd, ndërsa pushimi i cështjes është konsideruar prej tij si vendim absurd.
“Gjykata e Lartë me vendimin e fundit, të pushimit të procesit gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, i pandehur për dosjen "Gërdeci" ka treguar se është besnike e sjelljes politike" theksoi Manjani për News24.
"Kemi gjykatë tërësisht politike. Pushteti juridik në Shqipëri është në ditën e vet më të keqe. Brenda këtij viti janë dy çështje që Gjykata e Lartë në mënyrë haptazi antikushtetuese ka refuzuar të gjykojë"- u shpreh ai.
Sipas Manjanit, Kushtetuta dhe neni 142 e detyron Gjykatën e Lartë të gjykojë dhe jo ta rrëzojë akuzën pa e hapur fare.

"Mendoj se Gjykata e Lartë është nxituar në dhënien e një vendimi pushimi. Nuk është detyrë e Gjykatës së Lartë, të interpretojë imunitetin. Ajo mund të ndërpriste gjykimin dhe ta çonte çështjen në Kushtetuese për interpretim, pasi kjo gjykatë e interpreton direkt Kushtetutën. Fakti që Gjykata e Lartë nuk e zbatoi një të tillë, tregon se ajo është besnike e sjelljes politike"- theksoi Manjani.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›