Në rënie kredia për bizneset, probleme likuiditeti
Biznesi ankohet për rënien e ndjeshme të kreditimit nga bankat, cka i ka krijuar sipërmarjes private probleme likuiditeti. Gjatë këtij viti, sistemi bankar ka zbatuar politika shtrënguese në huadhënie, me qëllim mbrojtjen nga kiza globale.
TIRANE- Politikat shtrënguese që po përdorin bankat në kreditim, i kanë krijuar probleme biznesit. Sipërmarrja private, vecanërisht në degët e prekura nga kriza , si eksportet, ndërtimi dhe industria e rëndë po hasin vështirësi në gjetjen e burimeve financiare, në kushtet kur bankat kanë reduktuar ndieshëm nivelin e huadhënies.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se në qershor rritja vjetore e portofolit të kredisë u ngadalësua me 14 %, ndërkohë që në krahasim me muajin maj, kredia u zvogëlua me 1 miliard lekë. Më konservatore bankat janë treguar me ndërtimin dhe industrinë, sektorë për të cilët janë akorduar 21 dhe 26% e totalit të kredisë.
(e.n/News24 /Balkanweb)