E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot nata e mirë e Kadrit, politikanët në Iftar

Përfaqësues të politikës, jetës kulturore e artistike të vendit janë mbledhur në një restorant në periferi të kryeqytetit për tu bërë pjesë e iftarit të organizuar me rastin e natës së mirë të Kadrit. 

TIRANE- Përfaqësues të politikës, jetës artistike e kulturore të vendit janë mbledhur sot në ambientet e një restoranti në periferi të kryeqytetit për të marrë pjesë në iftarin e organizuar me rastin e natës së mirë të Kadrit. Të pranishëm në ceremoninë e iftarit kanë qënë edhe fëmijët e kryeministrit Berisha, të cilët njihen si praktikues të fesë myslimane.

Edhe ministra të kabinetit të ri ri qeveritar kanë marrë pjesë në iftar. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe ministri i ri i Mjedisit, Fatmir Mediu janë bërë pjesë e kësaj ceremonie, e cila ka nisur në orën 19:02 minuta, sipas riteve myslimane, në kohën kur perëndon dielli.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›