Dibër, frikë nga tërmetet, banorët qëndrojnë jashtë
Në Dibër frika nga tërmetet po mban larg banesave banorët e Gjoricës. Disa prej tyre kanë vendosur të largohen drejt qyteteve të tjera pasi nuk mund të kthehen në banesat e plasaritura ndërsa të tjerë qëndrojnë në oborre.
DIBËR- Vazhdojnë të kalojnë natën jashtë banorët e Gjoricës në Dibër pas shkatërrimit të banesave të tyre nga tërmeti 7 ballësh i disa ditëve më parë. Banorët nuk mund të hyjnë në banesat e plasaritura, pasi i tremben lëkundjeve të mundshme të tërmetit. Disa prej tyre kanë vendosur të largohen drejt të afërmve në qytete të tjera. Edhe pse janë vendosur disa cadra në ndihmë të këtyre banorëve, shumë prej tyre kanë vendosur të mos qëndrojnë aty për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe dritave. Banorët qëndrojnë në oborret e banesave të mbuluara me plastmas, edhe në rastet kur bie shi. Ata thonë se nuk u është ofruar asnjë ndihmë deri tani.
Tërmeti i datës 6 shtator tronditi Dibrën duke shkaktuar shembje banesash dhe plasaritjen e shumë prej tyre. prej rreth 10 ditësh banorët qëndrojnë në qiell të hapur me frikën se lëkundje të tjera të tokës mund të sjellin jo vetëm dëme materiale por edhe të lënduar në njerëz.
(e.n/News24/BalkanWeb)