Mediu: Na votoni për të ardhmen europiane të vendit
27/06/2009 Fushata e PR-së
Partia Republikane ka mbyllur fushatën zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Qarkun e Beratit e më pas në atë të Korçës. Kryetari republikan Fatmir Mediu gjatë tubimit në Berat ka kërkuar votën për forcën politike që drejton, për të bërë të mundur të ardhmen europiane të gjithë shqiptarëve. “Vetëm tri ditë e ndajnë Beratin dhe Shqipërinë nga një hap i madh historik i vazhdimit të ndryshimit për të përcaktuar Beratin, Shqipërinë dhe kombin shqiptar, atje ku Zoti ka kërkuar ta vendosë, ku e kërkon historia e Beratit, atje ku e kërkojnë fëmijët tanë, ku e kërkon e ardhmja, të jemi të lirë e dinjitozë në Bashkimin Europian”, - tha nënvizoi Mediu. Ai tha se gjatë mandatit të dytë PR-ja do të ketë prioritet kërkesat e qytetarëve shqiptarë, se do të bashkëpunojë me çdo qytetar për të realizuar projektet e përbashkëta, me punë dhe përkushtim.