Mediu-Ndoka, debat mediatik
Fatjona Mejdini
Partite e koalicionit te djathte qeverises kane nisur tashme edhe luften mediatike, ne lidhje me rikompozimin e koalicionit qeveritar dhe per pasoje ndarjen e pushtetit. Keshtu, dje, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, njekohesisht kryetar i PR-se, la te kuptohej se qeveria ka nevoje per ndryshime. Ashtu sic e ka shprehur edhe me pare, kreu i republikaneve theksoi se mazhoranca e djathte ka nevoje per rikompozim, ne lidhje me ndarjen e pushtetit. Por, sipas Mediut, eshte e rendesishme qe kerkesat e cdo partie te behen ne nje tryeze te institucionalizuar te mazhorances. "Nese flasim per raporte ne koalicion, une mendoj se cdo subjekt politik ne menyre institucionale ka te drejte te ulet dhe te diskutoje per ceshtje qe i konsideron si prioritare, ne raport me marredheniet me ekzekutivin dhe mazhorancen e Parlamentin. Keto diskutime institucionale do te na ndihmojne te gjitheve te kuptojme me mire", deklaroi kreu i PR-se, Mediu duke e lene te hapur idene e mbledhjes se tryezes se koalicionit te djathte. Por, nga ana tjeter, sipas ministrit te Mbrojtjes, keto debate duhet te shtyhen ne nje kohe te dyte, sepse aktualisht forcat politike ne vend duhet te punojne per te marre ftesen per anetaresimin ne NATO.
"Te gjitha energjite tona duhet te fokusohen ne realizimin e kerkesave te vendeve anetare te NATO-s, ne menyre qe te marrim ftesen per anetaresim. Cdo lloj devijimi i ketij objekti do te na bente qe te qe te konsumonim energji te teperta ne veprime jo te duhura", deklaroi Mediu ne lidhje me shpresen e politikes se ne muajin prill vendi do te marer ftesen per ne NATO.
I te njejtit qendrim ne lidhje me kohen se kur do te zhvillohen keto debate per ndryshimet ne qeveri eshte edhe ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, njekohesisht dhe kreu i PDK-se. Sipas Ndokes, debatet dhe replikat pa fund ne lidhje me ceshtjen e ndryshimeve te raporteve mes forcave ne koalicionin e djathte nuk jane te nevojshme ne kete moment te rendesishem per integrimin e vendit. Por, nga ana tjeter, kreu i PDK-se shprehet se realisht koalicioni ka mangesi dhe se mbledhja e tij ne nje tryeze te perbashket do te beje te kthehen ne realitet te gjitha ato forca politike qe kane marre nje fryrje artificiale. Ne te njejten kohe, ai ka nenvizuar faktin se ne rastin e ndryshimeve ne qeveri, PD eshte e kushtezuar nga votat e aleateve dhe ne kete kendveshtrim ai paralajmeron se partia e tij dhe pjeses tjeter ne qeverisje, jo vetem qe nuk preket, por do kerkoje dhe dy ministri. Ne lidhje me koalicion e djathte qeverises, Partia Demokrate e Re eshte e mendimit se ai duhet te zgjerohet dhe jo te ndodh e kunderta. Kreu i Grupit parlamentar te PDR-se, Tritan Shehu, theksoi dje se Kryeministri Berisha nuk duhet te ngushtoje koalicionin qeverises.
Mediu
Do te duhej nje deklarate e ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ne Asamblene e PR-se qe te ndizte nje debat mediatik, mes forcave te koalicionit te djathte qeverises. Keshtu, sipas kreut te PR-se, Mediu, e djathta ka nevoje te riformatoje veten. Nga ana tjeter, sipas Mediut, ne koalicionin e djathte qeveritare ka parti qe nuk kane nje program te djathte, duke lene te kuptohej se ato ishin te teperta ne koalicion.
Kercenimi
Ne lidhje me kerkesen per rishikimin e ndarjes se pushtetit ne koalicionin e djathte, i menjehershem ka qene reagimi ne forme kercenimi i ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, njekohesisht kreu i PDK-se. Sipas tij, ne rast se do te beheshin ndryshime ne kabinetin "Berisha", atehere partia qe ai drejton do te kerkoje dy ministri dhe nje numer me te madh zevendesministrash.
Xhuveli
Ne debatet per ndryshimet ne qeveri u perfshi edhe ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, njekohesisht kreu i PAA-se. Sipas Xhuvelit, ministria qe ai drejtonte kishte arritur te realizonte te gjitha detyrat e saj per integrim. Ne lidhje me programin politik, Xhuveli theksoi se PAA ishte nje parti e qendres dhe ne programin e saj ekologjist nuk kishin vend teorite e majta dhe te djathta.