E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellai i Dondollakut ne rrjetin e prostitucionit

UDINE - Shkaterrimi i nje bande prostitucioni ne Udine te Italise con ne pranga vellane e numrit dy te "Bandes se Lushnjes", Enver Dondollakut, Dritanin 36-vjecar. Arrestimi eshte bere mengjesin e djeshem nga policia e ketij qytetit, ne bashkepunim dhe me Njesine Speciale te Policise, qe kishin filluar nje hetim ndaj ketij grupi kriminal prej disa muajsh. Superoperacioni i policise italiane ka goditur bazen e nje grupi te dyshuar per trafiqe nderkombetare, nder te cilet figuron edhe Dritan Dondollaku. Agjente e Kuestures se Udines dhe Vicences, kane perfunduar dje aksionin, duke publikuar rezultatet. Sipas hetimeve te kryera, 36-vjecari jetonte ne zonen e Friulit dhe bente pjese ne nje bande kriminale, qe drejtonte nje rrjet prostitucioni ne qytete te ndryshme te veriut te vendit. Policia italiane deklaroi se banda kishte marredhenie dhe me persona qe jane ne Shqiperi. Hetimet u drejtuan nga Prokuroria e Venecias, dhe fale nje bashkepunimi dje perfundoi operacioni, qe coi ne pranga 5 persona, mes te cileve dhe 36-vjecarin Dondollaku. Ne hetime jane perfshire dhe 30 persona te tjere, anetare te organizates. Banda e akuzuar per zoterimin e zonave te prostitucionit u arrit qe te shkaterrohej nga policia e Udines dhe Vicences, ne bashkepunim dhe me Interpolin. Kjo organizate kriminale vepronte mes Italise dhe Shqiperise. Ezio Gaetano, drejtuesi i skuadres se Udines, tha se "hetimet filluan duke ndjekur arrestet e dy personave shume te rrezikshem shqiptare". Keta te dyshuar ishin te kerkuar nga drejtesia e vendit te tyre dhe vepronin ne emer te bandes kriminale te njohur ne Shqiperi, "Bandes se Lushnjes". "Pas arrestimit te dy te kerkuarve, njeri prej te cileve Enver Dondollaku, 33 vjec, i kerkuar ne te gjithe Evropen si nje element i mirefillte i krimit shqiptar, hetimet tona vazhduan pergjate gjithe vitit 2007", perfunduan zyrtaret e prokurorise. Enver Dondollaku u denua me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve te Renda Tirane, nje jave me pare, ndersa ne Itali eshte denuar me 16 vjet izolim, per trafik nderkombetar narkotikesh.
Perg. A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›