E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e ushqimeve, arrestohet pronarja e firmes

Administratorja e nje shoqerie tregtare import-eksportesh te ushqimeve ne Peqin u arrestua mengjesin e djeshem nga agjentet e krimit ekonomiko-financiar, nen akuzen e kontrabandes se mallrave. Policia e Peqinit zbuloi ne magazinat e firmes "El Diamantis" makineri te prodhimit pa licence te stampave e ambalazheve, duke i vene prangat 36- vjecares Lavdie Plaku. Administratorja kundershtoi akuzat e kontrabandes, duke pretenduar ligjshmeri te aktivitetit, ndersa burime zyrtare thane se po vijojne hetimet ndaj te dyshuares, deri ne nje vendim tjeter, nese do te mbahet nen arrest apo ne gjendje te lire. Burime zyrtare thane se gjate kontrollit u zbuluan nje sasi e konsiderueshme mallrash kontrabande dhe dy makineri, qe sherbenin per ambalazhim te kunderligjshem te asortimenteve ushqimore. Mesohet se magazinat gjendeshin ne komunen Pajove te Peqinit. Ndaj te dyshuares eshte ngritur akuza e "tregtimit dhe transportimit te mallrave kontrabande". Sipas policise vendore, ne magazinat e shoqerise "El Diamantis", me objekt import-eksport, tregti me shumice dhe pakice, u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi kafeje pa faturen tatimore, 2127 cope paketa cigaresh, si dhe pije alkoolike te llojeve te ndryshme, pa pullen fiskale. Zyrtaret pretenduan se kompania nuk kishte asnje dokument per prodhimin e ambalazhit dhe u krye sekuestrimi i makinerive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›