"Kapelja" zbulon bazen e falsifikimeve
Ornela Hila
Qendra e qytetit te Vlores e quajtur dhe "Kapelja", zbulohet si nje baze falsifikimesh te pasaportave, certifikatave e patentave. Kater persona, mes te cileve nje piktor, nje mesues dhe nje zjarrfikes, u ndaluan mengjesin e djeshem, nen akuzen e falsifikimit te dokumenteve zyrtare kundrejt pagesave qe shkonin deri ne 70 mije leke. Operacioni eshte koduar "Kapelja" dhe ka marre emrin nga vendi ku zhvillohej aktiviteti i dyshimte.
Te ndaluarit jane Ylli Karabolli, 46 vjec, Sami Kembaci, 50 vjec, piktor ne profesion, i denuar me pare per falsifikim te dokumenteve zyrtare, Eduart Hajdini, 36 vjec, aktualisht mesues fizkulture ne shkollen 9-vjecare "Ismail Qemali" ne Vlore dhe Banush Danaj, 40 vjec, punonjes i repartit te zjarrfikeses Vlore.
Per te finalizuar operacionin jane kryer survejime e fotografime, deri ne sigurimin e disa dokumenteve false, qe kishte nxjerre grupi i te dyshuarve. Mengjesin e djeshem eshte organizuar edhe goditja perfundimtare ne vendin e quajtur "Kapelja". Zyrtare te policise thane se gjate kontrollit fizik u gjeten disa pasaporta, certifikata, karta identiteti e patenta. Mesohet se pasaportat ishin te vendeve te ndryshme evropiane. Pasi merrnin porosine, te dyshuarit arrinin te realizonin fotografi dhe prodhim dokumentesh te falsifikuara dhe per kete sherbente zanati i piktorit Kembaci, i denuar me pare per kete veper penale.
Po pervec dokumenteve, ne banesat e te dyshuarve jane zbuluar disa vula te institucioneve qe sherbenin per falsifikim. Policia tha dje se jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 7 pasaporta te shteteve te ndryshme, 8 certifikata, 2 pale dokumente italiane, nje patente italiane, nje vule e shtetit grek, tampona e bojera te ndryshme. Mesohet se te ndaluarit i shisnin prodhimet e tyre me cmime te shtrenjta deri ne 70 mije leke, ndersa per nje certifikate merrnin 7 mije leke.
Te ndaluar
Ylli Karabolli, 46 vjec
Sami Kembaci, 50 vjec, piktor
Eduart Hajdini, 36 vjec, mesues
Banush Danaj, 40 vjec, zjarrfikes
Sekuestruar
7 pasaporta te ndryshme
8 certifikata
2 dokumente italiane
1 patente italiane
1 vule greke
Tampona
Bojera
Akuzat:
"Falsifikimi i dokumenteve ne bashkepunim"
"Falsifikim i leternjoftimeve, pasaportave, vizave, vulave, stampave ose formulareve dhe akteve te gjendjes civile"