E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paskuqan, 5 parti te regjistruara per zgjedhjet e pjesshme vendore

Pese parti politike jane regjistruar deri me dje per te marre pjese ne garen zgjedhore te 24 shkurtit, per postin e kryetarit te komunes Paskuqan. Sipas zedhenesit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Leonard Olli, dy partite e medha politike, PD dhe PS, kane qene te parat qe jane regjistruar ne kete komision. Nderkohe qe jane pasuar me pas nga Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Partia Demokracia Sociale (PDS). Por, te tjera subjekte politike pritet te regjistrohen sot ne KQZ per te hyre ne gare. Sipas afateve te percaktuara nga komisioni, partite kane te drejte deri sot ne mbremje qe te regjistrohen, nese duan te konkurrojne per postin e kreut te komunes Paskuqan. Interesimi per kete komune pritet te jete me i madh, pasi ne projektet e qeverise synohet me ndryshimet ne ndarjen territoriale Paskuqani te kthehet ne bashki. Nevoja per zhvillimin e zgjedhjeve te pjesshme ne Paskuqan, erdhi pas humbjes se jetes se kryetarit demokrat te kesaj komune, Jashar Hoxha. Ishte PD, ajo qe doli fituese nga zgjedhjet e fundit te pushtetit lokal, zhvilluar ne shkurt te vitit kaluar.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›