Mediu: Ne mandatin e dyte, do te cojme vendin ne BE
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar nje takim me simpatizantet e Partise qe ai drejton dhe qytetare te Elbasanit. Ne fjalen e tij, kryerepublikani ka kujtuar dhe nje here sukseset e arritura nga koalicioni i djathte gjate kesaj legjislature dhe tha se, pas anetaresimit me te drejta te plota ne NATO, ne mandatin e dyte Shqiperia do te behet dhe pjese e BE. Mediu eshte ndalur edhe tek ceshtja e prones, ku ka garantuar se Partia Republikane do te vazhdoje te perfaqesoje ish-pronaret, duke theksuar se e drejta e prones eshte pike kyce, per rrugen e metejshme te zhvillimit dhe integrimit te Shqiperise.