Leskaj: Aplikimi ne BE, i vonuar, Berisha s'duhet te priste fushaten
Aplikimi i Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE, ka sjelle nje perplasje deklaratash mes kryetares se grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj dhe sekretares se marredhenieve nderkombetare te kesaj partie, Arta Dade. Leskaj, ne nje deklarate per mediat diten e djeshme, eshte shprehur se Shqiperia eshte e vonuar per aplikimin ne BE, pasi socialistet nje gje te tille ia kishin kerkuar qe ne shtator te vitit te kaluar. Nderkohe qe e ka akuzuar liderin e mazhorances, se ka pritur fushaten elektorale per te bere kerkesen, duke u shprehur se po e shfrytezonte aplikimin politikisht per zgjedhjet. "Me ne fund Sali Berisha, ka bere ate cka ne kemi sugjeruar e kerkuar qe nga muaji shtator i vitit te kaluar. Eshte vone po me mire vone se kurre. Ne fakt ai beri nente muaj me vonese, ate qe duhet ta kishte bere me pare pa pritur fushaten elektorale", ka qene deklarata e djeshme e Leskajt. Nderkohe qe ne fillim te marsit te ketij viti, teksa ka kundershtuar idene e aplikimit ne keto momente nga ana e qeverise, por dhe duke permendur deklaraten e ministrit te Jashtem cek, se ne keto momente Evropa per shkak te krizes ekonomike, kishte futur uje dhe s'mund te behej tani kerkesa, Dade eshte shprehur se Berisha duhet te degjoje zerin e perfaqesuesve te BE per te bere kete hap. Por pikerisht, dje, nje dite para se Berisha te aplikoje zyrtarisht ne Prage per statusin e vendit kandidat ne BE, ka qene Leskaj ajo qe e ka cilesuar te vonuar. "Nderkohe, themelore per integrimin, jane standardet, prova e pare jane zgjedhjet, garantimi i zgjedhje te lira e te ndershme si kushti i pare politik per nje demokraci funksionale, si kriter i anetaresimit ne BE", tha Leskaj.
Angazhimi
"Pas fitores se 28 qershorit, Qeveria e Re do marre te gjitha masat dhe do kete angazhimin maksimal per ta bere vendin tone anetar te BE duke plotesuar endrren 18 vjecare per ta bere Shqiperine si gjithe Evropa", tha Leskaj.
Angazhimi
"Pas fitores se 28 qershorit, Qeveria e Re do marre te gjitha masat dhe do kete angazhimin maksimal per ta bere vendin tone anetar te BE duke plotesuar endrren 18 vjecare per ta bere Shqiperine si gjithe Evropa", tha Leskaj.