Strategjia e Ramushit
Nga Shkelzen Maliqi
Kalimi i ri nje deputeti te LDK-se ne radhet e AAK-se eshte tregues i qarte per strategjine qe ka zgjedhur Ramush Haradinaj per permiresimin e pozites inferiore te partise se tij, te cilen ai e gjeti si te tille pasi qe u lirua nga Tribunali i Hages. Ne muajt e pare pas kthimit, Haradinaj linte pershtypjen e nje politikani te frustruar, ngase mungesa prej tre vjetesh kishte ndikuar ne ndryshimin rrenjesor te raporteve te forcave, ku ai nga nje figure qendrore e skenes politike, ra ne margjinat e saj me nje format, per te, te papelqyer dhe krejtesisht te papranueshem, pothuajse te humbesit. Dhe, reagimet e para te tij te zhurmshme kunder dyshit te ri ne pushtet, Hashim Thacit dhe Fatmir Sejdiut, ne shumicen e rasteve te patakt dhe akuza te renda qe ashiqare dukeshin te fryra dhe andaj edhe me jehone boshe, sinjalizonin me shume smiren se sa racionalitetin e tij politik, nje qendrim dhe strategji deshperuese dhe idhnake, pa orientim dhe plan qe ne instancen e fundit e krijonte imazhin publik te politikanit qe "ka humbur rrugen ne oborr".
Nje tjeter ide qe qarkullonte ishte se Ramushi "pa dhuraten dhe dashamiresine e Ibrahim Rugoves" kthehet aty ku e ka vendin, ne nje politikan provincial te pjeses se Dukagjinit.
Por, pasi qe mblodhi disi veten dhe studioi situaten, edhe pse nuk u ndal me sulmet ndaj koalicionit ne pushtet, Ramushi nxori disa mesime se betejat politike, si edhe ato ne luften e armatosur, jane me batica dhe zbatica, dhe se rregullat e proceseve dhe zgjedhjeve demokratike krijojne sa favore, po aq edhe disfavore, kur nje faktor kyc eshte koha. Ashtu sikur qe ne librin e tij per luften rrefen deshperimin qe kishte perjetuar kur ne sezonin e pare te luftes kishte mbetur vetem me nje grup te vogel kryengrites, edhe deshperimi i depresionit politik te vitit te kaluar e ka vene para dilemave te njejta: te pranoje humbjen dhe se nuk ka me perspektive politike, apo te vazhdoje angazhimin duke kerkuar strategji dhe menyra te tjera te kthimit ne loje, si faktor imponues nese jo edhe serish ne krye te proceseve.
Haradinaj nuk eshte politikan qe fsheh ambiciet e veta. Por, edhe nuk eshte prej atyre qe dorezohet lehte. Periudha e reflektimit te ngecjes dhe pozites inferiore, si duket ia ka kthjellur mendjen per faktorin kohe. Ne ditet e para te zemerimit, ai gati cdo dite kerkonte mbajtjen e zgjedhjeve, duke mos pasur aspak kujdes per pasojat e ketyre zgjedhjeve ne momentin kur AAK-ja dhe skena ne pergjithesi, pra raporti ekzistues i forcave, me pare do ta conin drejt deshtimit, sesa ne fitore dhe permbysje te raporteve ne favor te tij.
Tash, ai nuk insiston aq shume ne zgjedhjet, ose kete e ben vetem sa per retorike, por ka formuluar nje strategji te rritjes ne fillim ne dukje te ngadalte, te riparimit te forces gure per gure, duke kerkuar aleate gjithandej ne skenen mjafte te crregulluar te partive politike, jo vetem te opozita, e cila mbetet e pa koke dhe pa ide, por edhe te dobesite e koalicioni ne pushtet.
Strategjia aktuale e Haradinajt konsiston ne rrembimin nje nga nje te mandateve parlamentare te deputeteve te pakenaqur te partive qe po perjetojne kriza te identitetit dhe te lidershipit. Koheve te fundit, ai shfrytezon pakenaqesite dhe kuadrot e neglizhuara te LDK-se, kryesisht ata qe kane qene pjese e koalicionit me AAK-ne ne Qeverine paraprake te Kosoves, por po keshtu "sulmon" edhe deputetet e luhatshem te AKR-se dhe partive tjera ne opozite.
Nese do te vazhdonte ky trend, AAK, pas nje periudhe, nuk eshte pa gjasa qe te terheqe edhe disa figura te "margjinalizuara" te kryesise dhe deputet te LDK-se, gje qe ndoshta do ta bente me me shume deputete se LDK-ja! Ndonese drejtuesit e LDK-se deklarojne se nuk jane te shqetesuar me largimin e Haki Shatrit, me pare edhe te Blerim Kucit, pas gjithe atyre zerave te pakenaqesise qe jane degjuar nga ish ministrat dhe personalitetet tjera te shquara, ikja nga radhet e kesaj partie mund te behet epidemi, jo me, sic arsyetohet, "dukuri individuale" ose "ikje befasuese".
Tani ndoshta nuk do te ndodhe si me Nexhat Dacin, qe beri ikje mjafte masive nga LDK-ja, duke krijuar parti rivale, e qe ajo po tregon shenjat e deshtimit. Tani joshja vjen nga Ramushi dhe AAK-ja e dinamizuar, e cila nuk kursen poste te larta per konvertitet politike te te gjitha ngjyrave.
Ndryshimi qe po ndodh ndoshta nuk do te sjelle menjehere fitoren spektakulare te AAK-se, sic pretendonte me heret Haradinaj i frustruar. Por, qellimi i Haradinajt eshte qe ne zgjedhjet lokale te tregohet si alternative e vetme serioze per tandemin Thaci - Sejdiu. Qellimi i tij eshte, pra, qe ne zgjedhjet lokale te rritet sa me shume, mundesisht mbi 25 %, duke demonstruar keshtu kendelljen, nje profil te ri te AAK-se, ndryshime serioze ne strukturen udheheqese dhe me kapacitete te shtuara per koalicione me partneret nga "partite e vogla" ose qe do te behen te tilla ne nderkohe.
Kuptohet, strategjia e Ramushit paraqet sfide per poziten, nese jo ne afatet e shkurta, atehere sigurisht ne afatet e mesme. Me gjase, nje depertim tjeter serioz Ramushi llogarite se do te mund te ndodhte per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme, ku me gjase do te kerkohej krijimi i nje konfiguracioni te ri, praktikisht te sistemit dypartiak, ose te tri partive.
Mirepo, Ramushi do te behet me i rrezikshem per poziten e tashme dhe personalisht per Kryeministrin Hashim Thaci, vetem nese do te neglizhohej dhe nencmohej strategjia e tij e re, vendosmeria dhe potencialet qe ka ne shfrytezimin e dobesive te pjeseve te shthurura te skenes politike. Kjo shtyrje sigurisht se nuk do te coje ujin vetem ne mullirin e Ramushit, per te blere dhe kooptuar te hutuarit dhe te pakenaqurit, po aq e ndoshta edhe me shume potenciale ka edhe Thaci.
Por, ajo qe tani i mungon jo vetem pozites, por edhe opozites, ose konkretisht Haradinajt, eshte hartimi in nje alternative te qarte "programore", nje vizion me permbajtesor dhe me vital per ardhmerine e Kosoves.