E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama, mashtron per heqjen e akcizes"

Partia Demokratik ka reaguar diten e ndjeshme ndaj premtimit te bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, duke e cilesuar heqjen e akcizes si skeme korruptive. "Nje fjale e urte e popullit thote: "Ujku qimen e nderron, por zakonin se harron" Me sa duket kjo ndodh edhe me Edi Ramen", reagoi Erla Mehilli, zedhenesja e Partise Demokratike. Sipas saj, keto kohe ai po u deklaron fermereve se do te heqe akcizen e naftes, cka do te thote behuni gat, se do te mbush xhepat me naften tuaj. Ajo vlereson se skema e heqjes se akcizes, ishte nje nga skemat me te korruptuara me te cilen qeveritare dhe zyrtare mbushen xhepat e tyre, ndersa fermeret vetem nafte, qe s'pane me sy. "Pra Rama u premton fshatareve korrupsion dhe vetem korrupsion. Pas "sovranitetit ushqimor" te nxjerre nga traktet marksiste-leniniste te antiglobalisteve, tani kthehet te skema e vjedhjes se naftes, nepermjet heqjes se akcizes", tha gjate nje konference per shtyp, zyrtarja e larte demokrate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›