"Emigrantet, investime ne fshat"
Denis Dedej
"Duhen krijuar kushtet per biznesin agrar, qe t'i kthejne kursimet qe vijne nga emigracioni, jo thjesht per te mbajtur frymen gjalle, por ne kursime qe do te vijne per investime, ne ekonomine e re te familjes ne fshat". Ky eshte nje nga objektivat e programit qeverises te Partise Socialiste, i cili u paraqit diten e djeshme nga kreu i kesaj partie, Edi Rama, ne Bucimas te Pogradecit, ne kuader te turit te tij per prezantimin e programit. Por sipas tij, ky objektiv nuk mund te ndodhe ne rast se ne nuk ndryshojme kushtet ne te cilat fshati prodhon dhe kushtet, ne te cilat prodhimi ne fshat zhvillohet. Gjate turit ne kete qark, me kryesocialistin ishin te pranishem drejtues te larte te kesaj partie, Blushi, Majko, Dalipi dhe Ahmetaj. Lideri socialist duke shfletuar kapitullin e dokumentit te ri qeverises te socialisteve, u shpreh se me krijimin e agjencise se biznesit agrar do te kete impute bujqesore te kontrolluara dhe nuk do te ndodhe me, pas 28 qershorit qe prodhimet bujqesore te jene te patregtueshme per shkak te farerave apo pesticideve. "Te gjithe keto qe po ju them miqte e mi, nuk jane premtime, por jane objektiva qe ne i kemi ne programin tone dhe qe i ndjejme si objektiva te perbashketa, sepse ky program eshte shkruar bashke me ju. Ky program eshte shkruar duke filluar nga ju", u premtoi Rama qytetareve. Ai shprehu besimin tek domosdoshmeria e zhvillimit te fshatit dhe nevoja e familjeve qe jetojne ne fshat, per t'u kthyer ne biznese agrare. "Besojme tek nje fshat i mireqene, per te pasur cmime te arsyeshme ne qytetet e Shqiperise. Ne baze te kesaj domosdoshmerie dhe nevoje emergjente, eshte ngritur dhe programi i ri i socialisteve, per fshatin", sqaroi Rama gjate takimit me mbeshtetesit e tij. Pas ketij takimi, kreu i selise roze dhe drejtuesit e larte te PS, kane vazhduar te prezantojne programin e ri ne nje tjeter fshat, ne Hocisht. Duke folur para nje mase te madhe fermeresh e bujqish, Rama eshte shprehur se te gjitha ato cka programi i socialisteve permban nuk jane premtime, duke dashur te beje diferencen me ate c'ka ndodhur ne 18 vjet, premtime qe behen thjesht dhe vetem per te marre vota, e qe nuk realizohen te nesermen ne qeverisje. "Ne do te hapim nje epoke te re per fshatin. Duke ndertuar nje harte te produkteve dhe rajoneve bujqesore, duke u fokusuar sebashku ne cdo rajon, per ate numer produktesh, qe jane produktet me te arsyeshme dhe me te vlefshme per rajonin dhe duke bere qe ne ate drejtim, ndihma jone te jete konkrete, te jete financiare, nderkohe qe dhe kontributi juaj te jete konkret", deklaroi lideri socialist. Sipas tij, do te thote qe neser te mos gjendemi me, as perpara kapicave te grurit qe kalbet mes lagjeve, apo perpara sasive te medha te prodhimit qe hidhen ne lume, por ta kemi Shqiperine te ndare ne rajone dhe cdo rajoni, t'i japim mbeshtetjen maksimale per ato qe jane prodhimet me te arsyeshme ne ate rajon.
AGJENCIA
"Do te ngreme nje agjenci te biznesit agrar, e cila do te kontrolloje cilesine e ketyre inputeve, qe do te jap informacion te rregullt mbi tregun dhe cmimet, e cila do te ofroje sherbime bujqesore dhe veterinare, dhe do te garantoje origjinen e produkteve", tha Rama.