E Diel, 1 Nëntor 2026

Cigare kontrabandë, ndalohet tregtari nga Gjirokastra

GJIROKASTËR - Një tregtar u ndalua nga polica mbrëmë teksa tentonte të fuste cigare kontrabandë në qytetin e tij. Policia e Gjirokastrës ndaloi në flagrancë shtetasin Arben Puleri, të cilit iu gjetën 6 koli me cigare të markës 'Marlboro'.


Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë thonë se 36 vjeç banues në qytetin e Gjirokastrës është ndaluar mbrëmë rreth orës 23.00, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip "Benz", me targa GJ 7239 A, ju gjetën 6 koli me cigare të markës "Malboro", kontrabandë".

Sipas Policisë, 6 kolitë me 3000 paketa cigare të blera në Greqi ishin futur kontrabandë në territorin shqiptar përmes pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës, duke shmangur të gjitha detyrimet doganore.

Ky është rasti i katër gjatë këtij viti që punonjësit e Policisë në bashkëpunim me specialistët e sektorit rajonal të luftës kundër krimit ekonomik ndalojnë tregtarë që bëjnë kontrabandën e mallrave pa akcizë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›