E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: PD nuk i fitonte zgjedhjet pa ne



Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi dje ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndërkohë që duke iu kthyer zgjedhjeve të 2009, deklaroi se PD-ja nuk do t'i fitonte ato pa votat e republikanëve. Duke folur në mbledhjen e Asamblesë së Qarkut të PR-së, ai tha se "nëse ka sot maxhorancë të së djathtës, është pjesë e kontributit të Partisë Republikane. Partia Republikane nuk është një deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por i ka dhënë të djathtës tre deputetë. është partia që në atë koalicion prej 17 partish ka një të tretën e votave. Pa votat e PR-së, sot nuk do të kishte mazhorancë dhe kjo mbështetje është më e ndjeshme në Elbasan. Janë votat e PR dhe të partive të tjera që sollën barazimin e deputetëve në 7 me 7", tha Mediu. Sipas kreut të republikanëve, "koalicioni me PD në zgjedhjet e 28 qershorit funksionoi pak, për të mos thënë aspak. Koalicioni që u ndërtua për PD kishte vetëm një funksion, që votat e partive aleate të shkonin për Partinë Demokratike. Pati një vetëkënaqësi nga PD se do të arrinte një fitore absolute, por pa aleatët nuk e arriti një gjë të tillë". a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›