E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: PS dhe Rama po dëmtojnë rëndë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Share

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, duke folur në Asamblenë Kombëtare të PR-së, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj opozitës. Sipas tij, PS dhe kreu i saj, Edi Rama, po dëmtojnë rëndë interesin e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Është e papranueshme që PS me qëndrimet e saj krijoi ngërçe që kthehen në një kosto të madhe për shqiptarët. Rekomandimet e BE-së janë përgjegjësi e gjithë klasës politike që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Kemi shansin të vërtetojmë që me mirëkuptim mund t`i përmbushim këto detyrime. Kushtet e BE-së nuk i kemi detyrim përballë Bashkimit Europian por përballë Shqipërisë dhe shqiptarëve, kudo që ata ndodhen. Këto kërkesa kanë të bëjnë me standarde që i shërbejnë një jete më të mirë shqiptarëve, e veshin qytetarin me dinjitet dhe i japin të drejtë qytetarëve të vendosin me votën e tyre, të qeverisin në bazë të vullnetit të tij”, tha Mediu gjatë fjalës së tij.

Ndërsa i është referuar reformës zgjedhore, Mediu theksoi se në ndryshimet në kodin zgjedhor duhet të përfshihen të gjitha partitë politike. Komisioni i reformës zgjedhore është i kontrolluar vetëm nga dy partitë, prezenca jonë nuk ka ansjë ndikim për ta. Ky proces duhet të jetë proces transparent me mediat dhe opinionin publik.- tha Mediu.

Duke folur në punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane Mediu kërkoi ndryshim të formulës së shpërndarjes së mandateve, ndërsa theksoi se Kodi aktual deformon votën e elektoratit.

“Duam konkurrimin e subjekteve me lista të hapura. Votimi të kryhet duke bërë identifikimin e votuesit në mënyrë elektronike”, tha Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›