E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të paktën në Rrugën e Kombit qenka zbuluar diçka

Share

Rruga e Kombit, më shumë se një term nacionalist, shqiptarëve iu shit si një thesar, nga i cili do buronin të ardhura të bollshme për ekonominë shqiptare. Në të vërtetë rruga nuk po vjel ato të ardhura siç ishte menduar, madje është shumë larg pretendimeve. Shqiptarët, që kanë paguar mbi 1 miliard euro për të, do vijojnë të paguajnë sërish pasi rruga do jepet me koncesion. Por ndërsa thesari që prisnin shqiptarët nuk është askund, diçka e çuditshme është zbuluar në rrugë. Bëhet fjalë për një sferë gjigande, e cila është zbuluar në vitin 2007 nga kompania turke dhe është sjellë në Tiranë. Siç raporton Shekulli, ende nuk dihet se çfarë është kjo sferë. Ajo konsiderohet e rrallë nga specialistët dhe ende e pa shpjegueshme për vendin e gjetjes dhe prejardhjen. Hamendësimet e gjeologëve janë të ndryshme, mund të jetë llavë jastëkore e formuar 160 deri 145 milionë vjet më parë, por edhe mund të jetë krijuar nga dora e njeriut. Sfera të njëjta janë zbuluar edhe në Bosnje dhe në Kosta Rika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›