E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Prioritet, në mandatin e dytë arsimi

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, zhvilloi dje takime elektorale në qytetin Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Mediu tha se prioritet të madh gjatë mandatit të dytë qeverisës do të marrë arsimimi dhe edukimi i fëmijëve e të rinjve. Ai tha "duhet të shikojmë te fëmijët tanë, te sytë e tyre, te buzëqeshja e tyre. T‘ia shtojmë atë buzëqeshje. T‘i japim një shans më të mirë për t‘u arsimuar dhe edukuar". Sipas tij, investimet në arsim do vazhdojnë të jenë prioritet për ne, sepse si do të edukohen fëmijët tanë, do të jetë e ardhmja e Shqipërisë nesër. Pa diskutim, një angazhim më të madh për të rinjtë dhe të rejat që të studiojnë në universitetet më të mira të botës, duke i subvencionuar nga shteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›