E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Projektligji i ri për mjedisin, siguron një menaxhim më të mirë të tij

Tiranë, 16 Qershor, NOA Projektligjii ri Për mbrojtjen e Mjedisit përveçse e përafron legjislacionin tonë mjedisor me atë evropian, do të ndihmojë në mirë-menaxhimin e faktorëve mjedisorë në të ardhmen.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, gjatë tryezës së rrumbullakët, në kuadër të Fushatës Kombëtare për Ndryshimin në Mjedis.

Bashkë me organizatorët e këtij takimi, në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe ambasadori i Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Van den Dool, deputetë, specialistë të mjedisit, përfaqësues të shoqatave për mbrojtjen e mjedisit etj.

Duke i falënderuar për organizimin e një takimi të tillë, i cili ka një rëndësi të veçantë për mbrojtjen e mjedisit, ministri Mediu, u shpreh se MMPAU, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë të gjitha hapave të hartimit të këtij drafti, duke theksuar se së shpejti do të përfundojë edhe paketa e plotë mjedisore, në përputhje me objektivat e qeverisë, në zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Në këtë kontekst, ministri i Mjedisit, theksoi se një ndër aspektet pozitive të këtij projektligji është përfshirja për herë të parë të disa parimeve, si ai i Zhvillimit të Qëndrueshëm, i Parandalimit dhe Përkujdesjes Paraprake, i Ruajtjes së Pasurive Natyrore, i Zëvendësimit dhe Kompensimit, i Qasjes së Integruar, i Përgjegjësisë së Përbashkët dhe Parimi Ndotësi Paguan, të cilat nuk kanë qenë më parë pjesë e legjislacionit tonë mjedisor.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›