ZMK & EDEN: 8 kimikate të rrezikshme në mallrat ushqimore në Shqipëri
Tiranë, 16 qershor, NOA Ushqimet që tregtohen në Shqipëri, si buka, sallamet, embëlsirat, pijet freskuese, etj, përmbajnë tetë kimikate të rrezikshme, ende të panjohura nga konsumatori, edhe pse ato janë të shënjuara në etiketat e produkteve që ata blejnë në treg.
Këtë shqetësim e kanë shprehur sot Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Qendra EDEN, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, të cilët në mjediset e AUK shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me dyshimet për prezencën e disa kimikateve në ushqimet që tregtohen rëndom në vendin tonë, dhe që përgjithësisht edhe pse janë të publikuara në etiketa nuk shoqërohen me paralajmërime për konusmatorët, sikundër ndodh në tregjet evropiane.
ZMK dhe Qendra Eden iu referuan disa kimikateve të vlerësuara për rrezikshmërinë e tyre nga autoritetet europiane të sigurisë ushqimore.
Jonida Mamajm, koordinatorja e projektit të
Qendrës Eden prezantoi para autoriteteve të sigurisë ushqimore listën e
kimikateve të rrezikshme, që sipas dyshimeve mund të gjenden tek buka, sallamet,
ëmbëlsirat, pijet freskuese, buka, etj.
Pas paraqitjes së kërkesës së paraqitur nga ZMK dhe EDEN, Autoriteti Kombëtar i
Ushqimit, ka nisur studimin shkencor të problemit dhe po punon për
identifikimin e produkteve, por edhe për të ndërmarrë masa ligjore për të
parandaluar rrezikshmërinë në tregje si dhe për të detyruar tregtuesit dhe
importuesit e mallrave ushqimore, që të reduktojnë rreziqet e kimikateve përkatëse
në treg, dhe ti japin mundësi konsumatorëve të njihen me këto risqe.
ZMK dhe qendra EDEN paraqitën edhe planin e tyre për të monitoruar në mënyrë paralele tregjet nëpërmjet një pyetësori me listën e produkteve ushqimore në tregjet shqiptare që përmbajnë kimikatet e rrezikshme, të ndaluara edhe nga autoritetet evropiane të sigurisë së ushqimit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AUK) do të bashkëpunojë me ZMK, në Karvanin e Konsumatorëve, një nismë që do të nisë nga 1-15 gushti në të gjitha plazhet e Shqipërisë, për të ndërgjegjësuar konsumatorët për të drejtat e tyre, për ti paralajmuëruar për rreziqet nga këto kimikate tani në stinën e nxehtë si dhe për tu dhënë mundësinë të ankohen për papërgjegjshmërinë e prodhuesve të ushqimeve.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")