E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realiteti i Erebarës....

19/07/2010 Të “zhytet” shpesh në rrëfime e të bëjë bashkë kohët pikërisht përmes gjuhës dhe kujtimeve është tipar i natyrës njerëzore. Por mënyra se si ndodh rrëfimi dhe pozicionimi i tij është i ndryshëm dhe bën dallimin mes “rrëfimtarëve”.

Pesha e rrëfimit ka të bëjë së pari me ndjesinë që përcjell, por edhe me përqasjen “e afërme” apo “të largët” që ai, “tjetri” ndjen e përçon gjatë leximit të një “rrëfimi-vepër arti”.

Të jesh “mjeshtër” besoj nuk lidhet me mësimin e rregullave fikse dhe zbatimin rigoroz të tyre. Përkundrazi, pas mësimit të këtyre rregullave, kërkon “vulën origjinale” në çdo art-krijim, në rastin e të shkruarit, në çdo fjalë të hedhur, apo emocion të përçuar.

Sfida e parë për këtë qëndron tek të qenit vetvetja e tek dëshira për të dashur për ta sjellë atë në një mënyrë tënden, të natyrshme dhe njëkohësisht pse jo, duke mos përsëritur e kur është e mundur duke eksperimentuar.

Në morinë e botimeve të shumta të kohëve të fundit, Mimoza Erebara duket se guxon me këtë dëshirë, që besoj është më shumë se sa kaq.

Janë 14 tregimet që përbëjnë librin e saj më të fundit, “Dry me qira”, që sjellin ndjesinë se ke përpara një rrëfimtare që e njeh “terrenin” e vetëdijes njerëzore dhe “gërmon” aty përmes tregimit të ngjarjeve që shpesh mund të duken episodike, por që në fakt zbulojnë linja personazhesh e situatash aktuale të kohës sonë.

Kështu ndodh me plakën Nafari tek tregimi i parë, “Lotët nuk dinë nga dalin”, e cila “lodron” përmes “hije-dritës” në kujtimet e saj. Duke sjellë ndërmend të shkuarën dhe burrat që ka pasur, ajo “prezanton” të tashmen, që nuk është vetëm e saja, por e dhjetëra moshatarëve të saj, të vetmuar, në mesin e një “ambienti materialist” (apo më mirë pragmatist?!).

E megjithatë, rrëfimi nuk është “qaraman” dhe as i ekzagjeruar. Përmes rrëfimit të një historie, ai “zbulon” psikikën e një kohe, të një vendi, të një shoqërie. Interesante është mënyra e ndërtimit të fjalive dhe mendimit. Janë thuajse të prekshme detajet poetike (gjë që nuk dua të ngatërrohet me krahasimin e një proze poetike apo me lirizëm), të cilat “përtypen” në ndjesi dhe ndërtohen në fjalë.

Kjo bën edhe që shpesh titujt e tregimeve të duken të tillë: detaje të shkëputura brenda brendie.

Ndaj, jo më kot do të doja të shënoja disa nga këta tituj: “Xhelatina e vitrinës me diell”, “Njerifatiim”, “Një mëngjes si gjithë të tjerët, me një filxhan kafe vetëm, krejt vetëm”, “Maçoku Mica dhe mustaqet e Stalinit”, “Gjurmët e çorapeve rozë me një lule të vogël krejt të gjelbër në njërën anë”, “Bythëgudulisuri”, “E pakoha”, etj.

Tronditës është në thjeshtësinë e tij tregimi “Udhëkryqi” që edhe pse duket sikur flet për një botë anakronike, shumë larg modernes mund të haset kollaj në realitetin e sotëm. Një vajzë e groposur për “nderin” e saj edhe pse nuk kishte mëkatuar kurrë...

Etja për seks e njerëzve të squllur në dëshira, apo më mirë plogështia në kotësi, që nuk mendon për askënd dhe pastërtinë e askujt, nga ana tjetër ambicia për të fituar emër, famë dhe komoditet, ceken në drejtime të veçanta, edhe në tregimet “Xhelatina e vitrinës me diell”, “Llapuceri”, “Maçoku Mica dhe mustaqet e Stalinit”.

Tepër socialë për ato që trajtojnë: vetja në sytë e të tjerëve, raportet e njeriut me pushtetin, dhuna në familje (“Qeni”- edhe pse nuk ekzagjerohet në rrëfimin e tyre), raportet në çift apo homoseksualizmi (Bythëgudulisuri), tregimet bash për këtë mund të cilësohen si realistë.

Disi më filozofik (por edhe social) guxoj ta quaj tregimin “Njerifatiim”. I zgjatur në fakt në një përsiatje meditimi mes “tregimtares” dhe lypësit (njerifatiim), tregimi mbase dallon prej të tjerëve në këtë “përsiatje”.

Rrëfime për dashurinë, do të më pëlqente ti emërtoja tregimet “Një mëngjes si gjithë të tjerët, me një filxhan kafeje vetëm, krejt vetëm” dhe “Mallkimi”, që në fund e kanë “të parashikuar” fundin, përballë një realiteti të vockël, të paplotësuar ndaj edhe cinik e mjeran. Tregime që pashmangshmërisht për këtë të lënë një ndjesi paplotësie, boshllëku në trishtim...

Fakti që provokojnë emocione, qoftë edhe jo nga më të bukurat, do të thotë se në fakt nuk janë thjesht stisje apo dëshirë për udhëtim imagjinar, diku...

Me imagjinatën e tyre, tregimet e Erebarës... dëshmojnë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›