E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Taksa progresive rrënon sistemin fiskal

11-05-2013 / Gazeta 55

PR prezanton kandidatin në Lushnje, Eduart Sharka

Partia Republikane zhvilloi një takim elektoral në Lushnje, ku u prezantua edhe kandidati për deputet, Eduart Sharka. Në fjalën e tij, kryetari i PR-së Fatmir Mediu u shpreh se prioritetet  e mazhorancës gjatë dy mandateve kanë qenë absolutisht në drejtim të mirëqenies së qytetarit, si në rrafshin ekonomik, ashtu edhe në arsim, shëndetësi, mjedis, por pa harruar asnjëherë dhe çështjen kombëtare. “Besimi në Zot është jo vetëm si një vlere njerëzore, por edhe një vlerë politike në themel të shteteve të konsoliduar” theksoi Mediu. Gjithashtu ai iu referuar edhe taksës progresive të PS-së duke e cilësuar atë si një taksë që shkatërron sistemin fiskal. “Tendenca e PS për të shkatërruar sistemin fiskal nëpërmjet taksës progresive, do të thotë shkatërrimi i sektorit privat i cili është ne hapat e par atë konsolidimit te tij. Orientimi drejt taksës progresive dhe prioriteti drejt sektorit publik kundër tendencës se lirisë dhe ekonomike se tregut është rruga drejt një krize ekonomike te pashmangshme”- theksoi Mediu.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›