E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës jep detaje për kapjen e Dritan Hates

Policia e Tiranës ka dhënë sot detaje për kapjen e antarit të organizatës “Hakmarrjes për Drejtësi” Dritan Hate. 

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka theksuar se Hate është kapur në zonën e Medresesë në Tiranë së bashku me dy persona të tjerë të cilët janë Gentian Kaci dhe Ermal Mustafaraj me detyrë punonjës policie në institutin e qenëve.
 

Sipas policisë Hate ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me 23 vjet burg për vrasje dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Ermal Mustafaraj policia ka bërë tëm undur sekuestrimin e 3 armëve tip pistoletë, lëndë eksplozive e llojit tritol, një automjet tip BMË dhe një sasi eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›