Mediu bashkebisedim me te rinjte e kryeqytetit

Kryetari i Partise Republikane FatmirMediu zhvilloi nje bashkëbisedim politik me studentet e Kryeqytetit. Te interesuar per zhvillimet politike ne vend, te ardhmen politike te Shqiperise, vizionin e Partise Republikane per çeshtje shqetësuese ne arenen politike, si brenda ashtu dhe jashte vendit, studentet i bene pyetje zotit Mediu, duke shprehur njekohesisht edhe interesin e tyre per zgjedhjet në prag.
Mediu, pasi u foli te rinjve për arritjet e maxhorancës dhe pritshmërite për zgjedhjet e 23 Qershorit, theksoi se spektri i djathtë politik ka nevojë për një reformim, i cili duhet të fillojë pikërisht nga rinia dhe energjia që lëshon ajo. “Asgjë nuk është e rastësishme, nëse ne nuk komunikojmë, nuk jemi aktivë në vendimarrje, nuk arrijmë që të kuptojmë se demokracia është një sistem me kundërshtarë, ku diferencat e ideve përbëjnë vlerën kryesore në zhvillimin e vendit, ne jemi rikthyer në kohën tonë të vjetër” u shpreh zoti Mediu, duke nënvizuar nevojën për dialog dhe mirëkuptim mes të gjithëve faktorëve politikë, shembull që mund të vijë më së miri nga rinia e përfshirë në politikë.