E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Qeveria gati te krijoje te gjitha mundesite qe emigrantet te votojne

Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se qeveria do të krijojë të gjitha mundësitë qe emigrantët shqiptarë të votojnë. Por sipas tij, mosvotimi i tyre nuk ka asnjë shkak tjetër, veç fobisë së kryetarit të opozitës ndaj votës së tyre.

“Mosvotimi i emigrantëve shqiptarë nuk ka asnjë shkak tjetër të vetëm, përvecëse fobinë që ka kryetari i opozitës ndaj votës së tyre. Qeveria ka qënë dhe është aktualisht e gatshme t’ju krijojë atyre mundësinë e votimit on line ose në cdo formë që të pranojë opozita, me qëllim që këtë detyrim që e përmbushin vendet më të zhvilluara të Europës, ta përmbushë edhe Shqipëria. Ne jemi të gatshëm të mobilizojmë cdo fond, të përshtasim cdo teknologji të lartë që ekziston, në mënyrë që vota e cdo qytetari të ketë forcën që meriton, por mjerisht kjo nuk pranohet nga opozita, sic nuk u pranua votimi i 16-vjecarëve”, theksoi Berisha, I cili shtoi se nëse do kishte një komb që i takonte tua hapte dyert e votimit 16 vjecarëve do ishte kombi shqiptar.
“Për t’i shpallur krah pune e bëjnë, e kemi me ligj, por për të njohur votën nuk e bëjnë. Ata mund të paguajnë sigurimet shoqërore, mund të paguajnë taksa por votat nuk ua lejojnë”- vijoi më tej ai.
Duke mbetur tek vota e emigranteve kryeminsitri u shpreh se leijimi I votës së tyre është xhest respekti, e drejtë e patjetërsueshme e tyre.
“Ata të gjithë janë në listat e votimit, aksionerë të fuqishëm në zhvillimin e këtij vendi, nuk mund t’i privosh ata nga vendimi i madh që marrin shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme. Në serinë e bllokimeve të panumërta uroj që këto të jenë të fundit”- tha Berisha.

Para ministrave, shefi i ekzekutivit theksoi se do të rriten ndihma financiare për para dhe tetraplegjikët, për konsumin e energjisë dhe të telefonisë.

Kryeministri, tha se një tjetër mesazh i kishte mbërritur nga komuniteti i shqiptarëve në Boston, të cilët i kërkonin ngritjen e një përmendoreje në kujtim të ushtarëve amerikanë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai porositi ministrin e Mbrojtjes të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës për të realizuar këtë prjekt, pasi shumica e këtyre ushtarëve kanë qenë me origjinë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›