Zanier Te shqetesuar nga situata parazgjedhore ne Shqiperi

OSBE, shprehet e shqetësuar nga klima e vështirë që karakterizon situatën parazgjedhore në Shqipëri, ndërsa është gati të dërgojë në Tiranë një mision të gjërë vëzhguesish. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve, Ansa e cila ka cituar Sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zannier.
“Po ndjekim me shqetësim shenjat e një konflikti politik gjithnjë në rritje, në një kohë që ne presim një proces zgjedhor konkurrues në një situatë jo fort të lehtë”, shprehet ai për Ansën. Sipas tij, shqetësimi ka të bëjë me qëndrime të caktuara që mund të minojnë stabilitetin e të gjithë rajonit. Zanier thekson se nuk duhet te kete përdorim të toneve të tepruara nacionaliste që mund të destabilizojnë gjithë rajonin.