Mediu në Katar, firmos memorandum me homologun
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu zhvilloi nje vizite zyrtare 3 ditore ne Katar, me ftesë të homologut të tij. Gjate qendrimit në Doha, Mediu u takua me Zv.Kryeministrin Ahmed Al-Mahmoud, me të cilin diskutoi mbi plotesimin e bazes ligjore te bashkepunimit midis dy vendeve. Zyrtari nga Katari kerkoi krijimi e mundesive reciproke per punesimin e specialisteve shqiptare ne Katar.
Rendesi e vecante ju kushtua punes per perfundimin e marreveshjeve te tilla si ajo e punesimit, heqjes se vizave per pasaportat e thjeshta per gjate sezonit turistik. Ministri Mediu konfirmoi vullnetin e pales per te implementuar marreveshjet e nenshkruara gjate vizites se Emirit ne Tirane, si dhe informoi se kane filluar procedurat per heqjen e vizave per shtetasit katarez gjate sezonit turistik.
Po ashtu ministri Mediu u takua edhe me homologun Al Moudadi, me të cilin firmosi Memorandumin e Mirekuptimit per bashkepunim ne fushen e Ambjentit midis dy institucioneve homologe.
Gjate takimit me homologun vendas u diskutuan aspekte te bashkepunimit dypalesh ne fushen e mjedisit dhe ujrave, kuadri ligjor ne fushen e ambjentit, mundesite e bashkepunimit ne fushen e bio-teknologjise, shkembimi i eksperiences ne politikat mjedisore dhe ceshtje te tjera me interes te ndersjellte.