Çështja e pronave, Rama: Do hartojmë ligjin e vijës bregdetare

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas tryezës në Himarë për çështjet e pronësisë të këtij qyteti, komentet lidhur me këtë çështje i ka vazhduar edhe në tuiter.
Rama tha se ka ardhur koha që të jepet zgjidhje konfliktit të pronësisë në bregdetin shqiptar, ndërkohë shprehu angazhimin e opozitës për hartimin e ligjit për vijën bregdetare të Shqipërisë.
Do ta çminojmë bregdetin nga konfliktet e pronësisë. Do realizojmë shembuj të bukur zhvillimi. Do kthejmë shtetin në krye të detyrës. Angazhimi ynë: Do bëjmë ligjin e vijës bregdetare. Do ngremë Agjencinë e Zhvillimit të bregdetit. Do ndalim barbarinë e rilindim bukurinë e tij,- ka komentuar Rama në tuiter.
Rama denoncoi edhe ndërtimet pa leje duke thënë se, kapitulli 22 vjet i gjatë katrahurë ligjore mbi tokën bregdetare, ndërtime kuturu e shëmtim kudo ku vë dorë njeriu, do mbyllet përfundimisht! Bregdeti po dhunohet e dëmtohet përditë, por ka ende kohë për shërim e rilindje të shijes estetike të të parëve tanë në ndërtimet turistike. /E.L/