E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, 17-vjeçari bie nga kati i 4, ishte me pushime

Ambulancë, foto arkiv

Një 17-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në qytetin e Sarandës, ndërsa ndodhej atje për pushime në fundjavë.

Sipas policisë i riu është nga fshati Bubullimë i Lushnjës.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të riut, i cili pasi ka qëndruar për disa orë në spitalin civil të Sarandës është dërguar me urgjencë në mëngjes drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Burime zyrtare të Spitalit Ushtarak tregojnë se i riu ndodhet aktualisht në gjendje kome të thellë me pak shpresa për të mbijetuar, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Mësohet se i riu gjatë momentit fatal mendohet të ketë qenë nën efektin e drogave të forta që mund ta kenë çuar atë në vetëvrasje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›