Meta takon ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton

Kreu i LSI-së, Ilri Meta
Kreu i Lëvizjes për Integrim, Ilir Meta, është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, gjatë Konferencës mbi Demokracinë dhe Fuqinë Ekonomike në Vienë CGDC.
Gjatë takimit, Meta-Klinton, janë vlerësuar marrëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA, të dy bashkëbiseduesit kanë ndarë mendimin se përpjekjet e përbashkëta kanë sjellë stabilitet në rajon, ndërsa kanë shtruar domosdoshmërinë e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit në Bashkimin Europian.
Kreu i LSI-së, Meta, ka vlerësuar dhe rolin e Clinton, duke sjellë në vëmendje ndërhyrjen në Kosovë, ku i ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e shqiptarëve ndaj figurës së tij.
Nga ana e tij, ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka vlerësuar zhvillimet pozitive në Shqipëri, ndërsa ka theksuar se Shqipëria mbetet forcë konstruktive në rajonin e Ballkanit. /E.L/