E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen një bombë në një shkollë në Itali, vriten dy nxënëse

Share

Një bombë ka shpërthyer në qytetin- port Brindizi në Itali. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 8:00 në mëngjes. Siç bëjnë me dije mediat italiane, shpërthimi ndodhi në shkollën profesionale Morvillo Falcone. Dy nxënëse gjetën vdekjen, të tjerë janë plagosur rëndë.

Një zëdhënës i shërbimit të mbrojtjes civile tha se nuk është e qartë nëse ka pasur një apo dy shpërthime. Po ashtu nuk dihet sasia e lëndës shpërthyese. Megjithatë shpërthimi ka qenë shumë i fortë.

Bomba mendohet se ishte vendosur në një kazan plehrash. Godina është evakuuar, ndërkohë që zona po mbahet e izoluar. Shkolla gjendet pranë një gjykate.

Kjo shkollë formon të rinjtë në fushën e turizmit dhe modës. Zakonisht frekuentohet nga vajzat. Qyteti i Brindizit ka 90 mijë banorë dhe gjendet në rajonin e Pulias.

Shkolla Francesca Morvillo Falcone është emërtuar kështu në nderim të bashkëshortes së Giovanni Falcone, i njohur për luftën e tij ndaj mafias. Falcone u vra më 23 maj, përpara 20 vitesh, së bashku me të shoqen dhe tre truproja në një atentat mafioz në Siçili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›