Mediu në Kavajë: “Gjatë mandatit të dytë do të integrohemi në BE”
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë turit të tij elektoral është ndalur dje në qytetin e Kavajës, ku shprehu bindjen se gjatë mandatit të dytë qeverisës vendi do të integrohet në BE. “Votoni Partinë Republikane sepse është aleatja më e afërt e Partisë Demokratike. Votoni Partinë Republikane se republikanët dhe demokratët kanë një rrugë të përbashkët dhe një qëllim të përbashkët, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, -tha Mediu gjatë fjalës së tij. “Në 2005-n, kur ne morëm angazhimin për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, shumë ishin skeptikë. Por, duke punuar së bashku, me reforma dhe investime, arritëm të anëtarësojmë vendin tonë, si anëtar me të drejta të plota në NATO. Tanimë rruga jonë është e qartë dhe vetëm një: Bashkimi Europian”, - është shprehur Mediu.
19 Qershor 2009