Pollo në komunën Vërtop: “Gjatë mandatit të dytë do t’i shtrojmë të gjitha rrugët”
Zëvendëskryeministri Genc Pollo, gjatë një takimi me banorë të komunës Vërtop të qarkut të Beratit, premtoi se gjatë mandatit të dytë qeveria do të shtrojë të gjitha rrugët e komunave. “Dy janë prioritetet e qeverisë së Partisë Demokratike në mandatin e dytë qeverisës: të gjitha rrugët me asfalt dhe ujë të pijshëm për çdo shtëpi. Të dyja këto janë gjëra konkrete dhe të realizueshme. Në 2005-n ne premtuam drita dhe e mbajtëm premtimin tonë. Sot kemi drita, ndërsa në fund të 4-vjeçarit të ardhshëm ne do të bëjmë bilancin në drejtim të rrugëve dhe të ujit”, - është shprehur Genc Pollo gjatë fjalës së tij në këtë takim. Pollo, i cili kryeson listën e kandidatëve të PD-së për qarkun e Beratit, në takim me banorët e kësaj komune ka prezantuar kandidaten Miranda Haxhiaj.
19 Qershor 2009