E Diel, 1 Nëntor 2026

Autopsia e Kekës, ekspertët: “Eksplozivi mund të ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit”



Pas kryerjes së autopsisë së trupit të Aleksandër Kekës ekspertët arritën në përfundimin se kreu i degës së PDK-së së Malësisë së Madhe ka humbur jetën nga shpërthimi i eksplozivit. Konkluzioni u arrit pasi u konstatuan në trupin e viktimës dëmtime të shumta në pjesën e mesit. Nisur nga kjo ekspertët dyshojnë se eksplozivi mund të ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit.

19 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›