E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu ne Lezhe Me 23 qershor vota per mazhorancen

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka deklaruar nga Lezha se opozita nuk mund të frenojnë vullnetin e shqiptarëve për t’iu bashkuar familjes europiane. ai renditi dy faktosë se përse shqiptarët më 23 qershor duhet të votojnë mazhoprancën aktuale.
“Së pari per te permbushur deshiren e perbashket per te qene pjese e familjes se madhe europiane e per ti treguar partise socialiste dhe edi rames se nuk mund te frenoje vullnetin e lezhjaneve dhe te te gjithe shqiptareve per te qene pjese e europes. Vota e lire e shqiptareve do te shkoje jo vetem per nevojen e votimit te 3 ligjeve por per te shmangur cdo lloje pengese ne rrugen e nisur”.

Per kryerepublikanin një tjetër arsye për të mbështetur mazhorancën eshte edhe zhvillimi ekonomik i vendit.

“Dhe se dyti per ekonomine familjare per te cilen jemi perpjekur per 22 vite per ta ndertuar dhe tendences se shfaqur hapur nga partia socialiste per te kontrolluar jeten e shqiptareve, per te shtetzuar ekonomine e me pas per te vijuar me nje lufte klasore kunder bizneseve qe hapen e krijojne vende pune, dhe ky eshte nje moment i rendesishem te cilin duhet ta shohim te gjithe sebashku”.

Duke u ndalur tek politikat fiskale, Mediu tha se taksa e sheshte eshte favorizuese ndaj nje takse progresive së propaganduar nga opozita, pasi kjo e fundit varfëron ekonominë familjare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›