E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko reagon per qumeshtin kancerogjen

Qendrimi i Autoritetit Kombetar te Ushqimit eshte i pamjaftueshem per ish-kryeministrin Pandeli Majko.
“Edhe!? Vetëm kaq?! Kush mban përgjegjësi për këtë ushqim që ushqejmë fëmijët tanë?!”- shkruan deputeti socialist ne rrjetin social Facebook, I cili rendit nje sere pyetjesh te tjera. “Ka ndërmend prokuroria t’i hedhe prangat dikujt që do të vazhdonte i qetë këtë krim në tregun e Shqipërisë? Cilet janë përgjegjësit e kësaj situate?” – shton Pandeli Majko. Ai e mbyll postimin duke theksuar faktin qe po te mos ishte Kosova, qumeshti Fast, Primalat, Megle e Zot, do te vazhdonte te shitej ne tregun shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›