E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu ne SHBA merr perkrahje per mbrojtjen e mjedisit

Banka Botërore vlerëson me nota të larta, progresin e ndjeshëm që ka bërë Shqipëria në fushën e menaxhimit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor.

Vlerësimet iu bënë Ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu nga përfaqësues të Bankës Botërore, gjatë vizitës së punës që ai zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtoresha për Shqipërinë e Bankës Botërore Kseniya Lvovsky përgëzoi Ministrin Mediu për implementimin e saktë dhe të drejtë të projekteve të deritanishme të financuara nga kjo bankë. Ajo dha gjithashtu përkrahje për projekte te tjera në të ardhmen, në drejtim të mbrojtjes së mjedisit.

Gjate vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara te Amerikës Ministri Mediu u takua gjithashtu edhe me përfaqësues të sektorit të menaxhimit të mjedisit dhe burimeve natyrore, zhvillimit rural dhe agrikulturor.

Gjatë këtij takimi, ministri Mediu i njohu të pranishmit, me zhvillimet e projekteve në Shqipëri, që janë financuar nga Banka Botërore si; Projekti i menaxhimit të integruar të zonës Bregdetare dhe Projekti i Pastrimit, Projekti për Mbrojtjen e Ekosistemit të Liqenit të Shkodrës, Projekti për zhvillimin e burimeve natyrore etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›