E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr ne ambasaden franceze ne Tirane

Një zjarr në ambjentet e përfaqësisë franceze në Tiranë ka alarmuar shërbimin zjarrëfikës dhe policinë e Tiranës. Fatmirësisht përmasat e zjarrit nuk ishin të mëdha dhe flakën e shuajtën në kohë duke shkaktuar vetëm disa dëme të pakta materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit në zonën e njohur si Blloku i Ambasadave në kryeqytet. Burimet policore thanë për abc neës se zjarri ka qenë aksidental dhe se dyshohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik në një prej frigoriferëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›