E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plan sensibilizimi dhe parandalimi per kanabisin

Shtabi i Luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike për Tiranën është mbledhur për ndërtimin e një plani sensibilizimi dhe parandalimi të mbjelljes së kanabisit. Në takim ishin drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, drejtori i policisë së Tiranës dhe drejtues të kësaj drejtorie, si edhe përfaqësues nga pushteti lokal.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Burgaj ka theksuar për rëndësinë e bashkëpunimit për goditjen e fenomenit dhe nxjerrjen e vendit nga harta e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj, theksoj se, gjatë vitit 2012, Policia e Tiranës do të marrë të gjitha masat për organizimin e shërbimeve policore në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Edhe pse Qarku i Tiranës nuk evidentohet si problematik në kultivimin e bimëve narkotike, përgjatë muajve Maj 2012 do të organizohen takime pune midis përfaqësuesve të qeverisjes vendore të të gjitha niveleve dhe drejtuesve të Policisë së Qarkut e Komisariateve të Policisë për të ftuar në bashkëpunim të gjithë organet e administratës shtetërore, arsimit, shëndetësisë, sektorët privat me qëllim që të gjithë të bëhen pjesë e luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›